0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

Kjo ëmbëlsirë me çokollatë është vërtet shumë e shijshme. Provoni ta gatuani dhe miqtë tuaj do të mbeten të kënaqur

Përbërësit:

– 250 g biskota integrale të bluara;
– 100 g gjalpë;
– 400 g çokollatë për zierje;
– 200 g djathë krem;
– 100 g çokollatë të bardhë;
– 400 ml ajkë të ëmbël.

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrini gjalpin dhe qiteni sipër biskotave të bluara dhe përzieni.

Tretjen ngjisheni me dorë derisa të bashkohet, pastaj vendoseni në kallëp të rrumbullakët të mbështjellë me folie plastike.

Çokollatën thërrmojeni dhe lëreni të shkrihet. Shtoni ajkën e ëmbël dhe përzieni.

Kur çokollata të shkrihet hiqeni nga zjarri, shtoni djathin krem dhe përzieni derisa tretja të bashkohet.

Qiteni në një enë dhe tundeni me mikser derisa të bëhet e shumëzuar, pastaj qitni sipër koret e biskotave dhe lini të ftohen dhe të forcohen.

Çokollatën e bardhë thërrmojeni dhe shkrijeni me pak vaj pastaj qitjani sipër tortës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img