8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Tortë çokollate pa gluten

Gluteni është një përbërës proteinik që te disa njerëz shkakton reaksione alergjike, e te disa persona intolerancë, e cila në formën e saj më të rëndë quhet sëmundja celiake.

Bajram Musliu
Shef kuzhine, “Panino

Me disa përbërës të zakonshëm dhe pak kohë do ta keni këtë tortë çokollate të shijshme e cila është perfekt për të gjitha festat, por edhe atëherë kur do të keni nevojë vetëm për pak ëmbëlsirë.

“E gjitha është mirë nëse është e bërë nga çokollata” – thotë një citat i njohur, ndërsa ne pajtohemi që kjo tortë çokollate pa gluten do t’u pëlqejë absolutisht të gjithëve.

Torta me çokollatë pa gluten duket e thjeshtë, kështu që ju keni shumë hapësirë për kreativitetin tuaj në dekorim. E kemi spërkatur me lajthi të grira hollë, të cilat shkojnë shumë me çokollatë. Mund ta lini ashtu siç është ose të bëni vetë dekorimet me çokollatë.

Përbërësit për biskotën:

▪ 5 vezë
▪ 180 g miell Mix B (Schar)
▪ 2 luge supe me kakao
▪ 4 lugë sheqer
▪ 60 gr gjalpë (i shkrirë)
▪ 100 ml qumësht
▪ 1 pluhur për pjekje
▪ 100 ml qumësht për lyerje e biskotave

Glazura:

▪ 500 ml krem
▪ 350 g çokollatë gatimi

Përgatitja:

1. Në një enë të veçantë ndani 5 të verdha dhe të bardha të vezëve. Në të verdhat e vezëve shtoni sheqer dhe tundeni derisa të derisa të bëhet e shkumuar. Kur të shkrihet sheqeri, ndërsa tretja të bëhet e shkumuar dhe të marrë ngjyrë të verdhë të çeltë, shtoni përbërësit e tjerë. Në fillim shtoni qumësht dhe gjalpin e shkrirë më parë por pak të ftohur. I përzieni dhe bashkoni përbërësit. Pastaj shtoni miellin të cilin më parë e keni përzier me pluhur për ëmbëlsira dhe kakao. Të gjitha përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen.

2. Në një enë tjetër tundni pjesën e mbetur të të bardhave të vezëve deri sa të marrin formën e borës së fortë. Ku të bëhet bora e fortë, lehtësisht përzieni me lugë në tretjen e vezëve dhe miellit të cilin më parë e keni bërë. Për këtë tortë përdorni kallëp për torta të përmasave prej 26 centimetrash. Biskotat i fusni të piqen në furrë në 180 gradë Celsius për 15 deri në 20 minuta. Kur biskota të jetë gati dhe kur të jetë ftohur pak, hidhni qumësht mbi të.

3. Shkrini çokollatën e përzier me kremin e rrahur dhe e përziejmë derisa masa të bashkohet. Derdhni glazurën e çokollatës mbi biskotën në kallëp. E leni tortën në temperaturë dhome derisa të ftohet plotësisht dhe më pas e vendosim në frigorifer për nja dy orë. Kur torta të jetë ngjeshur mirë dhe ftohur, hiqeni me lehtësi nga kallëpi.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img