-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Torres i reagon Vuçiqit: Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

Ai përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për Kosovën, duke theksuar se Vuçiq është “në anën e gabuar të historisë”.

Torres ka kritikuar kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, të cilat përfshijnë kthimin në një status ku Kosova do të hiqte dorë nga sovraniteti i saj.

Sipas Torres, një kthim i tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi Kosova është dhe do të mbetet shtet i pavarur, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka shtuar Torrres në X.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img