Site icon PrishtinaPress

Torres flet me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë: BE-ja ta trajtojë Kosovën me respekt, siç e meriton një shtet sovran

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka bërë të ditur se sot ka pasur një bisedë më zëvëndëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer, liudhur me tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Torres ka shkruar se si kongresmen nga qyteti i Bronksit, duke përfaqëusar qindar shqiptarë nga Kosova, i ka përcjelljë zyrtarit të lartë të Shtpisë së Bardhë nevojën për të mbështetur raportin special në mes të SHBA-së dhe Kosovës, gjë që Torres thotë se Finer e kupton thellësisht.

Gjithashtu kongresisti amerikan ka thënë se ka folur edhe për nevojnë që dialogu i BE-së të trajtojë Kosovën në mënyrë fer dhe me respekt siç e meriton një shtet sovran.

Torres ka thënë se e ka lënë këtë bisedë me ndjenjën e besimit se Finer e kupton se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i raporteve SHBA-Kosovë.

Exit mobile version