Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres e ka shikuar për herë të parë lëndimin e rëndë që pësoi në duelin ndaj Deportivo La Corunas, të enjten.
Dhe, gjatë një bisede me gazetarin spanjoll Alberto R. Barbero ai e ka komentuar ngjarjen me një deklaratë interesante.
“Nuk më kujtohet asgjë, nga pamjet duket mjaft shqetësuese”, ishin fjalët e Torresit, përcjell “lajmi.net”.
Torresit i është kthyer vetëdija dhe është jashtë rrezikut për jetë.