Tornadot dhe stuhitë kanë goditur Tenesin të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona.
Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi dëmtimin e ndërtesave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Tre persona humbën jetën Nashville, kurse dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën në Klarksville.
Kryetari i Klarksville, Joe Pitts shpalli gjendje të jashtëzakonshme, përfshirë një orë policore e cila nis në orën 21:00.
“Zemra na dhemb për familjet e atyre që humbën të dashurit. Qyteti është i gatshëm t’ju vijë në ndihmë atyre në këtë kohë të vështirë”, tha Pitts.
Njëzet e tre njerëz të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital në këtë pjesë të vendit, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit i bëri disa paralajmërime për tornado në Tenesi.