Site icon PrishtinaPress

Topalli: Komuna e Fushë Kosovës ende nuk është futur në karantinë

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se kjo komunë ende nuk është futur në karantinë pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në vend.

Ai me anë të një shkrimi në Facbook, thotë se qytetarët do të njofton për këtë nga Shtabi Komunal i Krizës.

“Nga mbrëmë janë duke dalë informatat se Komuna e Fushë Kosovës do të vendoset në karantinë për shkak të COVID-19. Ju njoftojmë se, ‘vendimin për të hyrë në karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me kryetarët e komunave. Ne, si Fushë Kosovë, ende nuk jemi në karantinë por kjo nuk do të thotë që nuk do të jemi. Nëse vjen deri te karantinimi, ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të komunës dhe Shtabit Komunal të Krizës”, shkruan Topalli.

Exit mobile version