-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Top 10 lojtarët më të trofeshëm në histori të futbollit, Messi e mori stafetën

Shumë futbollistë kanë zbritur në fushën e blertë dhe i kanë lënë tifozët të mahnitur me paraqitjet dhe me aftësitë e tyre.

Por, janë vetëm disa lojtarë që kanë fituar trofe të ndryshëm dhe të shumtë në karrierat e tyre.

PARIS, FRANCE – MAY 26: The Champions League trophy is seen with the official match ball of the final ahead of the 2022 UEFA Champions League Final on May 26, 2022 in Paris, France. (Photo by Michael Regan – UEFA/UEFA via Getty Images)

E pa dyshim, trofetë më të çmueshëm në botën e futbollit janë Liga e Kampionëve, Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror.

Në vazhdim ne do t’ua zbulojmë Top 10 lojtarët më të trofeshëm në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

E nisim nga vendi i dhjetë, i cili i takon legjendës skoceze, Kenny Daglish.

I njohur si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të Liverpoolit, sulmuesi i dikurshëm i kishte fituar plot 35 trofe në karrierën legjendare.

Trajneri aktual skocez kishte triumfuar me “Reds” në Angli dhe në Evropë.

Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Cristiano Ronaldo of Real Madrid during the UEFA Champions League final match between Real Madrid and Atletico Madrid on May 28, 2016 at the Giuseppe Meazza San Siro stadium in Milan, Italy.(Photo by VI Images via Getty Images)

Krahas trofeve dhe çmimeve të shumta në nivelin personal, ylli portugez ka fituar thuajse gjithçka të mundshme edhe në nivelin ekipor.

38 vjeçari e ka kabinetin e mbushur me trofe.

Ai më saktësisht i ka fituar 35 trofe, përfshirë këtu Evropianin me Portugalinë dhe Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin e Real Madridin.

Ndër të tjera, ka fituar tituj kampioni në Angli, në Spanjë dhe në Itali me Juventusin.

E së fundmi, pesë herë fituesi i Topit të Artë triumfoi në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe me Al-Nassr.

“CR7” është vërtetë i jashtëzakonshëm!

Sergio Busquets e festoi së fundmi trofeun e radhës në karrierë.

Bashkë me Leo Messin e Jordi Alban, mesfushori historik triumfoi me Inter Miamin në Kupën e Ligës në Amerikë.

Me këtë rast, futbollisti defanziv arriti në shifrën e 35 trofeve në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.

Veteranit të mesfushës s’mund t’i mbetet asgjë merak pasi ka fituar gjithçka në futboll, përfshirë këtu tre trofetë më të rëndësishëm: Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian dhe Kampionatin Botëror.

Të gjitha këto, me Barcelonën dhe me Kombëtaren e Spanjës.

Ryan Giggs është njëri prej legjendave më të mëdha të Manchester Unitedit, por edhe të Premierligës.

Uellsiani i kishte kaluar 24 vjet tek “Djajtë e Kuq” duke e fituar 13 herë Premierligën, ndërsa e kishte shijuar dy herë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në total, ish-mesfushori kreativ ofanziv i ka fituar 36 trofe të ndryshëm në karrierën e lavdishme.

Braziliani Maxwell nuk ishte një yll i madh i futbollit.

Mirëpo, ish-mbrojtësi i majtë ishte me fat të kishte në dorë trofe të shumtë.

Gjatë periudhës 17 vjeçare, e cila kishte nisur në vitin2000, Maxwell i kishte shijuar plot 37 trofe.

Këta trofe, ish-përfaqësuesi brazilian i kishte fituar me Ajaxin, Interin, Barcelonën dhe me Paris Saint-Germainin.

Gerard Pique është njëri prej yjeve të gjeneratës së artë të Barcelonës.

Ish-mbrojtësi spanjoll e gjen veten në mesin e lojtarëve më të trofeshëm në histori.

Qendërmbrojtësi i dikurshëm i pakalueshëm i ka fituar 37 trofe në karrierë.

Natyrisht, të gjithë këta trofe i ka fituar me Manchester Unitedin, me Barcelonën dhe me Kombëtaren e Spanjës.

Ish-partneri i këngëtares Shakira e ka fituar Evropianin, Botërorin, Ligën e Kampionëve, La Ligan, Permierligën dhe çka jo tjetër në futboll…

Ndoshta shumë prej jush nuk e njihni, por Hossam Ashour e ka shkruar emrin e tij në histori të futbollit.

Futbollisti egjiptian i ka fituar plot 39 trofe në karrierë dhe krejt këta në periudhën 2003-2020 me ekipin Al Ahly.

Edhe pse ndoshta më pak të rëndësishëm për ne, këta trofe janë të veçantë në Lindjen e Mesme, ku mesfushori defanziv ka fituar gjithçka të mundshme.

Andres Iniesta konsiderohet si një legjendë e futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori spanjoll ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport me magjinë që e kishte në këmbët e tij.

Ish-futbollisti i Barcelonës i ka fituar 39 trofe në karrierën e tij.

Futbollisti më i ri i Emirates Club ka fituar gjithçka të mundshme me Barcelonën dhe me Kombëtaren e Spanjës, përfshirë këtu La Ligan, Ligën e Kampionëve, Evropianin dhe Botërorin.

Ai shkëlqeu më pas edhe në Japoni, ku me klubin Vissel Kobe i fitoi dy trofe.

Deri vonë, Dani Alves ishte futbollisti më i trofeshëm në botë.

Mbrojtësi i djathtë, i cili për momentin gjendet në burg, i ka fituar 43 trofe në karrierën e tij të pasur.

Barcelona’s Dani Alves celebrates with the trophy after the UEFA Champions League final soccer match between Juventus FC and FC Barcelona at Olympiastadion in Berlin, Germany, 06 June 2015. MARCUS BRANDT |

Futbollisti brazilian i fitoi këta trofe me Barcelonën, Juventusin, Sao Poulon, Paris Saint-Germaiin dhe me Kombëtaren e Brazilit.

Ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë ndonjëherë.

Leo Messi u bë së fundmi lojtari me më së shumti trofe të fituar në histori të futbollit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu me Inter Miamin duke e fituar Kupën e Ligës në Amerikë.

Me këtë rast, ai arriti në kuotën e 44 trofeve, të cilët i ka fituar me Barcelonën, me Paris Saint-Germainin, me Inter Miamin dhe me Kombëtaren e Argjentinës.

Messi ka fituar gjithçka që është e mundshme në karrierë dhe me të drejt konsiderohet si njëri prej më të mirëve në histori, në mos më i miri. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img