“Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi edhe për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë përmes së cilit kanë kaluar 1.887.402 udhëtar. Aeroporti i Prishtinës këtë vit planifikon që t’i përfshijë edhe udhëtimet për vendet skandinave dhe t’i zgjeroj pistat. Me rritjen e numrit të fluturimeve dhe cmimet e arsyeshme, “Adem Jashari” në vitin 2018 mund ta arrijë shifrën prej 2 milionë udhëtarë”, thuhet në përshkrimin për Aeroportin tonë, shkruan lajmi.net.
Në vendin e parë në këtë listë është aeroporti i Beogradi me 5.34 milionë udhëtarë në vit, mirëpo në rajonin tonë më së shumti udhëtime kanë kroatët.
Aeroporti i Zagrebit, ai i Splitit dhe i Dubrovnikut brenda një viti kanë mbi 8 milionë udhëtarë. Aeroporti i Shkupit bashkë me atë të Ohrit kanë shifrën e 2.03 milionë udhëtarë.
Aeroporti i Tiranës nuk është fare në këtë dhjetëshe.
Në fund të listës janë Aeroporti i Podgoricës dhe ai i Sarajevës më me pak se 1 milion udhëtarë. /Lajmi.net/
Top dhjetë aeroportet në rajon për nga numri i udhëtarëve në vitin 2017:
- Beogradi – 5,34 milionë udhëtarë
- Zagrebi – 3,09 milionë udhëtarë
- Spliti – 2,82 milionë udhëtarë
- Dubrovniku – 2,32 milionë udhëtarë
- Prishtina – 1,89 milionë udhëtarë
- Shkupi dhe Ohri – 2,03 milionë udhëtarë
- Lubjana – 1,68 milionë udhëtarë
- Tivati – 1,11 milionë udhëtarë
- Podgorica – 986.717 mijë udhëtarë
- Sarajeva – 957.971 mijë udhëtarë