Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Zyra e Kryeministrit ka ndarë fotografitë e këtij takimi, me rastin e vizitës së Blair në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Blair paraprakisht u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe të dy më pas mbajtën një konferencë të përbashkët për media.