Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën ditëve në vazhdim, është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, për caktimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.
Në një njoftim për mbledhjen e së enjtes, është bërë e ditur se në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Më 12 qershor në Ferizaj pritet të inaugurohet shtatorja e Tony Blair.