7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tomë Gashi: Trump mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Avokati i njohur Tomë Gashi, ka deklaruar se presidentii zgjedhur i ShBA-së Donald Trump, mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Por, sipas tij janë dy situata të cilat ai i shpjegoi.

“Në situatën e parë, Gjykatën Speciale fatkeqësisht e ka krijuar Kosova, fatkeqësisht deputetët. Situatën tjetër, meqenëse Hashim Thaçi dhe të tjerët kanë bërë aq shumë presion të formohet Gjykata Speciale, mos po i hidhëron Trumpi nëse e zhbën Gjykatën Speciale, sepse ata kanë thënë ne po e duam të vërtetën për atë gjë që kurrë nuk ka ndodhur për “Trafikim të organeve të qenieve njerëzore edhe kanë thënë që po e duam Gjykatën Speciale. U çmendën derisa e bënë Gjykatën Speciale”, tha Gashi në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

Më herët, Richard Grenell, ish-emisar special i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se pas fitores së Donald Trump, do të ndodh lirimi i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga Haga ku po gjykohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img