Site icon PrishtinaPress

Tomë Gashi s’e lëshon rastin, i bashkohet ekipit të mbrojtjes së Nagip Krasniqit

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në Korporatë.

Me të marrë detyrën e avokatit, Gashi ka ngritur dyshime se Prokuroria po kalkulon në mënyrë të padrejtë ndaj Krasniqit, e sipas tij, nën këtë ndikim po bie edhe Gjykata.

“Jo kalkulime por drejtësi! Për z. Nagip Krasniqin duhet te ketë drejtësi e jo kalkulime te Prokurorisë nën ndikimin e se cilës po bie edhe Gjykata. Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtës te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës, së shpejti do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës, e cila duhet ta lirojë z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!”, ka shkruar Gashi.

“Po flitet se Nagipi, në KEK, plotve iu ka ndale tagjinë, por unë nuk po mundem ta besoj qe ata kane ndikim ne drejtësi.Sa me shpejt qe Nagipi lirohet, aq me shpejt një padrejtësi ndaj tij përmirësohet!”, ka shkruar avokati Gashi.

 

Exit mobile version