Tomë Gashi: Publikimi i emrave të Thaçit e Veselit në aktakuzë, shkelje e të drejtave

98
Advertisement

Avokati Tomë Gashi,  ka thënë se janë shkelur të drejtat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, në momentin kur janë publikuar emrat e tyre në aktakuzën të cilin prokurori special ia ka nisur Gjykatës Speciale.

Advertisement

“Janë bërë shkelje të të drejtave të Thacit dhe Veselit, kur kemi parasysh se është bërë publike emri i tyre ndërsa i pjesës tjetër të akuzuarve jo”, është shprehur Gashi .

Gashi: Prokurori Special ua shkeli të drejtat Thaçit dhe Veselit

Avokati Tomë Gashi,  ka thënë se janë shkelur të drejtat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, në momentin kur janë publikuar emrat e tyre në aktakuzën të cilin prokurori special ia ka nisur Gjykatës Speciale.

“Janë bërë shkelje të të drejtave të Thacit dhe Veselit, kur kemi parasysh se është bërë publike emri i tyre ndërsa i pjesës tjetër të akuzuarve jo”, është shprehur Gashi.

Gashi gjithashtu tha se publikimi i emrave nga ana e prokurorit nuk është normale sepse Veseli dhe Thaci janë të mbrojtur me ligjin e prezumimit të pafajësisë.

“Aktakuza ekziston, por publikimi i ditës së djeshme i emrave të të akuzuarve, nuk është normale të publikohen sepse i mbron ligji me prezumimin e pafajësisë”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi tha se edhe nëse këto aktakuza hidhen poshtë, dëmi tashmë është bërë.

“Prokurori është munduar ta sqarojë pse janë publikuar emrat. Nëse gjyqtari i ka provat që i ka siguruar prokurori, e kjo aktakuzë nuk vërtetohet, ajo do të hidhet poshtë. Por, dëmi tashmë është bërë”, shtoi Gashi në t7.

PostAdssFotoja e reklamës