Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Kjo ka shkaktuar një tollovi të madhe në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit duke krijuar kolona të gjata në rrugët kryesore të kryeqyteti.
Një ironizim me këtë situatë ka bërë edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.
“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, ka shkruar aktori në Facebook./Prishtinapress/