Site icon PrishtinaPress

Tollovia në aeroport, sulmohet fizikisht një punëtor

Një punëtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, është sulmuar sonte derisa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt të ulët.

Gara ka bërë të ditur do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.

“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëse është ajo që rendi aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit.Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka thënë Gara.

Exit mobile version