6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tolaj: Basri Sejdiu duhej të shkarkohej më herët, të shkarkohet edhe Naser Ramadani

Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se Basri Sejdiu duhej të shkarkohej më herët nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, derisa ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtorit të IKSHPK-së Naser Ramadani.

Ai ka thënë se i sheh të dy përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet aktualisht Kosova përballë menaxhimit me pandeminë.

“Mendoj që kjo ngjarja e fundit ka qenë vetëm një pikë në bazenin e mbushur me lloj-lloj arsyetimesh dhe të dhënash që e kanë shtyrë këtë shkarkim të Basri Sejdiut. Mendoj që duhej të ndodhte edhe më herët. Tash duhet të pasohet edhe me shkarkimin e drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadanit meqë të dy kanë përgjegjësi direkte për gjendjen në të cilën jemi”, tha Tolaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Derisa i pari i cili u shkarkua sot [Basri Sejdiu] ka një përgjegjësi në kuptimin e organizimit të QKUK-së, gjegjësisht Shërbimit Spitalor, në menaxhimin e këtyre rasteve. Vendimet që nga fillimi kanë qenë të panevojshme përmes grumbullimit të të gjitha rasteve në Klinikën Infektive duke mos  përgatitur si duhet Spitalet Rajonale për t’u ballafaquar me këtë situatë, ndërsa kur flas për IKSHPK-në mos të harrojmë që edhe qeveria e kaluar edhe kjo po thirren në rekomandimet e IKSHPK-së për të cilat po thonë që po i përfillin në mënyrë të plotë për t’u ballafaquar me pandeminë”.

Tolaj, i cili dikur ishte edhe Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisëka kritikuar mënyrën se si është menaxhuar situata me pandeminë qysh nga paraqitja e rasteve të para pasi, sipas tij, masat nuk kanë qenë në proporcion me zhvillimin e virusit.

“Në fillim kemi pasë një kufizim tejet ekstrem të panevojshëm dhe më pas një lirim ekstrem shumë të shpejtë. Unë në reagimet e mia kam thënë që masat strikte restriktive do të ndihmojnë që numri të mbahet i ulët, por në momentin kur do të hapet, pasi Kosova nuk është e izoluar në botë, rrjedhimisht do ta kemi këtë numër”.

“Gjithashtu edhe atëherë edhe tash kam rekomanduar që masat duhet të jenë konform situatës. Në fillim kemi pasë numër shumë të vogël, prandaj edhe masat duhej të ishin më të pakta në mënyrë që të lejojmë akomodim të popullatës në një situatë kur kemi pandemi, gjegjësisht t’i edukojmë popullatën me përfilljen e masave themelore që janë edhe tash – distancimi social, mbajtja e maskës dhe larja e duarve”.

“Cilado masë ekstreme me siguri që do ta ulë numrin e rasteve, por vetëm do ta shtyjë pandeminë për një kohë të caktuar”, ka thënë Tolaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img