4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Togeri i Policisë së Kosovës kontribuon në hapjen e një pusi në Tanzani, e bën në emër të heroit Afrim Bunjaku

Togeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, aktualisht zëdhënës për rajonin e Gjilanit, ka kontribuar në hapjen e një pusi në Tanzani të Afrikës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai bëri të ditur se jo vetëm Hashani kontribuoi në hapjen e këtij burimi të ujit.

Karakteristikë është se burimin e ujit e hapi në emër të heroit më të ri të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Dëshiroj të ju njoftoj se sot me 27 shtator 2023, kam marr pjesë në përurimin e një burimi të ujit të pijshëm në shtetin mik të Tanzanisë, Afrikë. Ky burim i shpuar në thellësi mbi 90 m, do të shuaj etjen e shumë familjeve më mijëra banor të disa fshatrave në distriktin Moshi.

Jam i lumtur dhe krenar se ky burim i ujit i hapur me ndihmën e njerëzve bamirës nga Republika e Kosovës ( qyteti i Gjilanit) nga sot do ta mbajë emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht në mbrojtje të atdheut dhe demokracisë se shtetit tonë, duke rënë në altarin e lirisë e për të mos vdekur kurrë.

Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vendin tonë, ta promovojmë vendin tonë dhe ne do ta duam republikën tonë.Të nderuar miq, familjar, koleg e kolege, vëllezër e motra në momentin kur do të shohim peripecitë e njerëzve nëpër botë që me kilometra të tëra bartin dhe nuk kanë ujë të pijshëm, nuk rrugë, nuk kanë rrymë, nuk kanë ushqim për të ngopur fëmijët e tyre, sakrifica jonë në tokën e Kosovës, si një vend i bekuar duhet të jetë në vazhdimësi dhe pa shpërblim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img