1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Togeri i FSK-së merr çmim në SHBA

Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ylli Dalladaku, ka përfunduar me rezultate të larta, kursin bazik për oficer të këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin “International Honor Graduate” dhe gjithashtu me rezultatet e arritura u bë pjesë e “Commandant’s List”.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Dalladaku ka treguar performancë të lartë, siç thuhet, duke e prezantuar denjësisht FSK-në në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, përfshirë oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.

“Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img