Francezi u transferua nga skuadra e Toulouse tek kampionët në fuqi të La Liga, duke nënshkruar sot marrëveshjen përfundimtare.
Palët kishin arritur marrëveshjen edhe më herët, mirëpo ishin pajtuar që lojtari të kalonte në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.
Sot, ata ndërruan planet dhe bënë të mundur që mbrojtësi i ri francez të transferohet qysh në këtë afat, transmeton lajmi.net.
Todibo do ta bart fanellën me numrin 6 tek skuadra katalane, numër të cilin sot e ka liruar Denis Suarez.
Lojtari konsiderohet si e ardhmja e mbrojtjes së Francës, madje krahasohet edhe me mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane.