Në filmimet ekskluzive, emisioni do të transmetojë pamjet nga bastisjet e urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.
Reportazhi tregon për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.
Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.
Filmimet ekskluzive të aktiviteteve të Prokurorisë në këtë rast mund t’i ndiqni të premten nga ora 22:20 në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.