8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Tkurrja e rolit të Kuvendit është në rrezik”, thotë PSD, e cila ‘fajin’ për këtë gjendje ia vë Glauk Konjufca

Natyra Kuçi, anëtarja e Partisë Social Demokrate ka thënë se “tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik”.

Sipas saj, kjo ka ndodh si pasojë e veprimeve të Glauk Konjufcës, kryetarit të Kuvendit.

“I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve”, ka shkruar Kuçi, transmeton Gazeta Insajderi.

Shkrimi i plotë: 

Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave.

I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.

Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img