Site icon PrishtinaPress

TKK po punon në sallë alternative, në tetor pritet projekti final

Objekti i Teatrit Kombëtar që nga korriku i vitit të kaluar është në rinovim. Drejtori artistik, Kushtrim Mehmeti, tha se deri më tash është punuar dhe është në përfundim projekti ideor në bashkëpunim me ekipet profesionale me Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, kurse në tetor pritet projekti final për të vazhduar më tutje me rinovimin.

Ndërkohë, edhe drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti, i cili gjendet në Poloni, në provat e shfaqjes në “Best European Show”, si kooproduksion me disa teatro të disa shteteve të tjera, tha se projekti ideor dhe ai final për rinovimin e TKK-së duhet të përfundojnë deri në muajin tetor, në mënyrë që në fillim të vitit 2024 të fillohet me rinovimin.

Sezoni i shfaqjeve teatrore 2022/2023 ka përfunduar në qershor, me repertor të ngjeshur të shfaqjeve, të cilat janë realizuar në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, kurse sezoni për vitin 2023/2024 do të fillojë nga gjysma e shtatorit.

Exit mobile version