Të tjera vatra zjarri raportohen në qytetin e Vlorës.
Sipas raportimeve disa plantacione me ullinj janë përfshirë nga flakët në fshatin Risili dhe në fshatin Çeprat.
Zjarri është fare pranë rrugë ku bëhet qarkullueshme për automjetet dhe bëhet e vështirë për të kaluar.
Flakët sipas raportimeve rrezikojnë edhe banesat në zonë.
Ndërkohë disa banorë të zonës dyshojnë se zjarrvënia është e qëllimshme.
“Jemi 8 familje këtu. A e di sa dëm bën ai zjarr?”, shprehen ata.