Rep-artisti i njohur, Gesko, është shumë i pëlqyer nga audienca e gjerë shqiptare.
Deri më tani ai numëron një sërë projektesh të suksesshme, të cilat morën mijëra klikime në platformën YouTube.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e radhës.
“Tjeter Vibe” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Joskee, kurse tekstin e ka shkruar vet artisti.
Në klipin e këngës, i realizuar nga Egzon Fejzullahi, merr pjesë edhe aktori i njohur Ernest Zymberi, i njohur si “Llukmani”.
Theksojmë se Gesko po pëlqehet në masë të madhe, kurse edhe kjo prodhimtari e fundit u prit mjaft mirë nga fansat e tij.