Shqipëria nuk gjen qetësi.
Një tjetër tërmet ka goditur paraditen e kësaj të premteje vendin tonë.
Sipas IGJEUM-it, epiqendra e tërmetit 3.1 ballë ka qenë fshati Miras në Korçë, ndërsa goditja u ndje edhe në fshatrat përreth. Thellësia e tij ka qenë rreth 2 kilometra.
Në tre ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje me epiqendër në fshatrat e Korçës; Mollas, Novoselë dhe Vithkuq.