Site icon PrishtinaPress

Tjetër sukses për xhudon kosovare, Loriana Kuka fiton medalje në Itali (Foto)

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë

Loriana Kuka, xhudistja e re kosovare, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë. Ajo arriti këtë sukses pas katër luftërave.

Kjo është medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ditë më parë fituan të artat në Turneun në Turqi, ndërsa Flaka Loxha siguroi të bronztën në Itali në kategorinë deri 57 kilogramë.

Suksesit i është gëzuar edhe trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka, që e ka quajtur javën më të bereqetshme të xhudos kosovare

“Vjen edhe medalja e katërt kêtë fund javë …

Si kurrë më parë Kosova ka fituar medalje në gara zyrtare të Kupave Botërore për të rritur në Antalya dhe junior në Lignano të Italisë!

Loriana Kuka ma në fund kurorëzoi me medalje të bronztë pas 4 luftërave në kategorinë 70 kg për juniore në Itali!

Java më e bereqetshme e xhudos Kosovare e plus ketë javë pushoj Kampionja Olimpike! #Tokyo2020”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version