Talebanët kanë urdhëruar një tjetër kufizim për gratë në Afganistan. Ata kanë urdhëruar që sallonet për flokët dhe bukurinë të mbyllen menjëherë. Një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit tha se këto sallone kishin një muaj kohe për t’u mbyllur duke nisur nga dy korriku.
Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021. Ata i kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente të hyjnë në shkolla, palestra dhe parqe, dhe së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara. Gjithashtu gratë janë të detyruara të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse udhëtojnë më shumë se 72 km.
Një grua afgane i tha BBC ne kushte anonimati: Duket se talebanët nuk do të kenë ndonjë plan politik përveç fokusimit në trupat e grave. Ata po përpiqen të eliminojnë gratë në çdo nivel të jetës publike”.