Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në banorin e preferuar të shumë shqiptarëve nga spektakli i shumë shikuar, Big Brother VIP Albania.
Dronat që janë futur sipër shtëpisë për të kanë qenë të panumërt.
E së fundmi, këngëtari shkodran është befasuar edhe me një dron tjetër, i cili i ka ardhur si dhuratë nga sipërmarrësi, Fisnik Syla.
Ky i fundit i cili në opinion njihet edh si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, i ka dërguar një dron duke i theksuar se do të mbajë premtimin e bërë.
Sipërmarrësi gjilanas ka bërë një premtim publik pak javë më parë, duke deklaruar se do të japë mbi 100 mijë euro për Luizin, në rast se ai nuk e fiton Big Brother VIP Albania.