1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Titrimi i shqipes së Kosovës nxit reagime

Titrimi që i ka bërë televizioni “Top-Channel” në Shqipëri serialit kosovar “Rrushe” të martën në mbrëmje ka nxitur debat në Kosovë.

“Rrushe”, që gjatë gjithë kohës përmban gjuhë shqipe, është titruar – po ashtu në shqip – nga televizioni i Shqipërisë. Në rrjete sociale, ka pasur përdorues të shumtë që kanë shkruar për rastin. Shumica kanë qenë reagime kritikuese.

Aktori në serial, Shkumbin Istrefi, ka komentuar diskutimet në rrjete sociale. Ai ka thënë se e konsideron si gjë të mirë titrimin në shqip, edhe pse në serial flitet shqip. Sipas tij janë dy arsye për këtë: “Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë dhe që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton”.

Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe më ‘e besueshme’ për shikuesin. Seriali ‘Rrushe’ nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial dramë/krim/aksion”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img