Site icon PrishtinaPress

Tiranë: Gjobitet shoferi që tërhoqi kecin e lidhur në veturë

Një 58-vjeçar në Tiranë i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi ka keqtrajtuar një kafshë duke e tërhequr me mjet.

Në pamje duket teksa tërheq një kec, të cilin e ka lidhur në automjetin e tij. Policia thotë se pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Ndaj Xh. M. nisi hetimi dhe u vendos gjobë për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.TCH

Exit mobile version