Site icon PrishtinaPress

Tiranë: Edukatorja godet me shuplakë fëmijën, nisin hetimet

Një edukatore në Tiranë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi një fëmijë.

Sipas policisë, 55-vjeçarja ka goditur me shuplakë një fëmijë, teksa rastin e ka paraqitur nëna e viktimës, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj“, njofton policia.

Exit mobile version