Site icon PrishtinaPress

Tirana arkëton 300 mijë euro nga shitja e të drejtës televizive për duelin me Besiktas

Në futboll, shpesh duhet dhe pak fat, diçka që Tirana nuk e kishte në Stamboll, Beshiktash iu imponua fal individëve, por dhe disa detaje ku ekipi i Shehi mund të bëntë diçka më mirë. Pas humbjes 3-1 në sfidën e parë, në “Air Albania” më 3 gusht, Tiranës i duhet jo vetëm një ndeshje perfekte, i duhet një mrekulli.

Ambienti bardheblu beson ende, shpresojnë që një stadium i zjarrtë t’i jap një shtysë të madhe për të synuar të pamundurën, Pavarësisht përfundim, ekipi kryeqytetas arriti të bëj një biznes të mirë në këtë aventurë evropiane.

Emri dhe pesha e rivalit bëri që Tirana të arkërojë plus 300 mijë euro nga kjo sfidë, kjo fal të drejtës televizive. Emri i Beshiktash bëri që Tirana të arkëtojë këtë shifëer të majme duke shitur të drejtën e imazhit. Jo vetëm e drejta televizive, klubi bardheblu pritet të arkëtojë edhe një shifër të majme nga shitja e biletave, pasi interesimi është i madh për të parë këtë sfidë live, jo vetëm nga tifozët e Tiranës, por në kryeqytet jetojnë edhe shumë turq, plus bizneset që dëshirojnë të reklamojnë produktet e tyre në stadium.

Përfitimeve nga sfida me Beshiktash, i shtohen edhe 550 mijë euro të tjera nga kualifikimi për në turin e dytë të Conference League. Në total, Tirana pritet të arkëtojë afro 1 milionë euro nga kjo aventurë e tyre në Evropë.

Exit mobile version