Ylli i muzikës, Tina Turner, u bë e ditur se ndërroi jetë të mërkurën (24 maj) pas një sëmundjeje të gjatë.
Ajo vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër.
Lajmi për vdekjen u njoftua nga një deklaratë që një përfaqësues i familjes bëri për media.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut të Zvicrës”.
“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.

Megjithatë, artistja e famshme ka lënë pas një karrierë të bujshme e të begatë muzikore.
Së fundmi është parë që krijuesja e hitit “The Best” në Instagram ndiqte vetëm gjashtë njerëz.
Ata janë: Cheryl, Beyonce, Adrienne ëarren, Tina the Musical, Rhino Records dhe Parlophone.

Duket se Beyonce nuk është një befasi pasi kanë performuar së bashku “Proud Mary” në Grammy.