Gazeta e njohur izraelite “Times of Izrael” ka shkruar për fishkëllimat e tifozëve kosovarë në “Fadil Vokrri” ndaj futbollistëve të kombëtares së Izraelit, teksa ata po e këndonin himnin para fillimit të ndeshjes.
Ky veprim u kritikua shumë pasi që sipas artikullit, zyrtarët e skuadrës izraelite po përqafoheshin dhe derdhnin lot për 239 pengjet që po mbahen në Gaza nga organizata Hamas.
Kështu, futbollistët dhe stafi bën me dorë simbolin e gjysmëzemrës, si shenjë që zemra e tyre nuk është e plotë pa kthimin e pengjeve.
Kosova e ka mposhtur me rezultat 1:0 Izraelin.