0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Time Kadrijaj: Kurti një “hajgaregji hesapi”, mashtrimi brirë s’ka

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për veprime pa peshë strategjike, derisa e ka quajtur “hajgaregji hesapi” dhe e ka akuzuar për mashtrim.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë të dielën se pjesëmarrjet e Kurtit nëpër konferenca ndërkombëtare dhe marrëveshje e memorandumet “nuk e veçojnë asnjë për ndonjë peshë a rëndësi strategjike”.

Sipas saj, Kosova s’e ka arritur asnjë investim të huaj në qeverisjen e Kurtit, e asnjë njohje.

Postimi  i saj i plotë:

Pas talljeve në lidhje me suksesin e tij në dialog, kryeminstrit Kurti sot i paska ra ndërmend, që i ka disa suksese edhe në diplomaci. Mes tyre ka përmendur aplikimin në organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës dhe aplikimi për anëtarësim në BE. Kurti injoron faktin që krahas aplikimeve, BE i ka vendosur sanksione. Pra vullneti politik i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, është ai që ka lejuar vendosjen e masave sanksionuse kundër Republikës së Kosovës, nga ana e BE-së.

Kurti përmend takimet e MPJD-së, pjesëmarjen në konferencat ndërkombëtare, marrëveshjet dhe memorandumet. Nuk e veçon as edhe një prej tyre, për ndonjë peshë a rëndësië strategjike. Kjo sepse ato nuk kanë. Asnjë investim i huaj strategjik, zero. Pra i referohet si sukses, asaj qe njihet si ‘Business as Usual’ i MJPD-së. Hajgaregji hesapi!

As edhe një njohje e re nga asnjë vend. As edhe një paralajmërim për ndonjë pritje për vetëm një njohje, kudo qoftë. Për peshën e tyre ja vlen t’ia kujtojmë, që përderisa qeveria pararendëse mori njohjen nga Izraeli, qeveria Kurti në afro 3 vite, rikthej njohjen e Republikës së Palaut. Urime. Për 100 njohjet tjera, as mos të flasim. Me këtë qasje, qeverisë breshkë, do t’i duhej një milenium t’i arrijë.

Kjo qeveri me taktizimet dhe mashtrimet e saj, ka arritur që aleatin numër 1 në botë të Republikës së Kosovës, SHBA-të, t’i iritioj deri aty sa të marrin masën e largimit të FSK nga ’Defender Europe’.
T’ja kujtojmë, me këtë qasje kuturu në marrëdhënie me BE, SHBA, aplikimi i qeverisë së tij për anëtarësim të Kosovës në BE, do të vendnumëroj pa përgjigjeje për vite me radhë. Me këtë qasje kuturu, hapja e negociatave do të mund të ndodh kur vendët fqinje t’i kenë mbyllur ato.

Ndrroje pllakën o kryeministër, ta ka djeg dialogu komplet.
Mashtrimi brina nuk ka!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img