Site icon PrishtinaPress

Time Kadrijaj: Fitore Pacolli sa ishte në opozitë lobonte kundër vizave

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, se kishte lobuar kundër liberalizimit të vizave.

Kadrijaj u deklarua kështu derisa ishte duke folur për liberalizimi e vizave sot nga Parlamenti Evropian.

“Ne e kemi pasur një deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kur ka qenë në opozitë sa herë që kemi bërë vizita zyrtare jashtë vendit, ka lobuar kundër liberalizimit të vizave. Ka deputetë të LVV-ës që kur kemi qenë në vizita jashtë vendit kanë lobuar haptazi kundër liberalizimit të vizave, kjo ka qenë Fitore Pacolli”, ka thënë Kadrijaj, për Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se deputetë të LVV-ës kanë dashtë që të fillojë një periudhë e re në politikë me Albin Kurtin, gjë që sipas saj, nuk është parë askund për dy vjet të Qeverisë Kurti.

“Këta nuk e kanë njohur asnjë rezultat, asnjë rezultat të pasluftës, e kanë kundërshtuar çdo rezultat të pasluftës duke dashtë që të fillohet një epokë e re me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje gjë që nuk po e shohim”, ka thënë Kadrijaj./PrishtinaPress/

Exit mobile version