Jurrien Timber është një nga mbrojtësit holandez më të vlerësuar dhe ai po shkëlqen me Ajaxin tani e tre vite.
Qendërmbrojtësi holandez megjithatë mund të largohet këtë verë nga Amsterdami për ta vazhduar karrierën në Angli.
Falë paraqitjeve fantastike në vitet e fundit me Ajaxin dhe Përfaqësuesen holandeze, Timber ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Metro ka raportuar se Manchester United dhe Liverpool janë dy top klubet angleze që e kanë Timberin në listën e dëshirave.
21-vjeçari kërkohet edhe nga dy top klubet gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund dhe duket se e ardhmja e tij është larg Ajaxit.
Ajax është gati ta lejoj largimin e Timber në verë pasi kontrata e tij skadon pas dy viteve dhe tani vlera e tij ka arritur kulmin.
Kampioni i shumëfishtë i Holandës synon që të fitoj rreth 50 milionë euro nga shitja e talentit holandez.