-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Timber Citroen 2CV shitet për mbi 210 mijë euro, vendos rekord të ri për modelin në fjalë

Citroeni ikonë 2CV i ndan ata të cilët kanë opinion të ndryshëm – ose e duan këtë model, ose e urrejnë atë.

Në një ankand Rouillac në qytetin Tours të Francës javën e kaluar, pronari francez i muzeut Jean-Paul Favand shpenzoi 210,800 € – përfshirë tarifat e ankandit – për këtë Timber 2CV.

E konvertuar në valutën australiane, kjo është pothuajse 340,000 dollarë – afërsisht e njëjta shumë që do të kushtonte për të blerë një Porsche 911 Carrera S të re, shkruan Drive.

Cmimi final raportohet të jetë 40 mijë dollarë (64,350 dollarë australian), më shumë se rekordi i mëparshëm i çmimit për një Citroen 2CV, megjithëse kuptohet se mbajtësi më i fundit i rekordit ishte një ekzemplar më konvencional.

Sipas listës së ankandit, puna në 2CV-shin prej druri filloi në vitin 2011 duke përdorur shasinë e një Dyane dhe motorin 602cc nga një 3CV, veturë kjo e cila ishte një edicion special vetëm për tregun në Argjentinë.

Krijuesi i këtij versioni të veturës, Michel Robillard, shpenzoi afërsisht 5,000 orë në ndërtimin e saj, duke përdorur një përzierje të pemëve të qershisë, dardhës dhe mollës për të krijuar një trup dhe brendësi prej druri.

Deri më sot, variantet e thjeshta dhe në versionin e furgonave të modelit 2CV mbeten si versioni më i shitur i Citroen, me më shumë se 5 milionë ekzemplar të shitur gjatë prodhimit të tij me një kohëzgjatje prej 32 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img