Site icon PrishtinaPress

TikToku dhe 5 kompani kineze goditen nga ankesat e BE-së për privatësi

TikTok, Shein, Xiaomi dhe tre kompani të tjera kineze figurojnw në një ankesë për privatësi të paraqitur të enjten nga grupi austriak i avokimit Noyb, i cili pretendonte se firmat po dërgonin në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve të Bashkimit Evropian në Kinë.

Noyb është i njohur për paraqitjen e ankesave kundër kompanive amerikane si Apple, Alphabet dhe Meta, gjë që ka çuar në disa hetime dhe miliarda dollarë gjoba.

Noyb me bazë në Vjenë (None Of Your Business) tha se kjo është ankesa e tyre e parë kundër firmave kineze.

Noyb ka paraqitur gjashtë ankesa në katër vende evropiane për pezullimin e transfertave të të dhënave në Kinë dhe po kërkon gjoba që mund të arrijnë deri në 4% të të ardhurave globale të një firme.

Noyb tha se faqja e tregtisë elektronike të Alibaba, AliExpress, shitësi me pakicë Shein, TikTok dhe prodhuesi i telefonave Xiaomi pranojnë se kanë dërguar të dhëna personale të evropianëve në Kinë, ndërsa shitësi me pakicë Temu dhe aplikacioni i mesazheve WeChat i Tencent transferojnë të dhëna në “vendet e treta” të pazbuluara me gjasë Kinë.

Sipas regjimit të privatësisë të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Evropian, transferimet e të dhënave jashtë BE-së lejohen vetëm nëse vendi i destinacionit nuk minon mbrojtjen e të dhënave.

“Duke pasur parasysh se Kina është një shtet autoritar mbikëqyrës, është e qartë se Kina nuk ofron të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave si BE-ja”, tha Kleanthi Sardeli, një avokat për mbrojtjen e të dhënave në Noyb. “Transferimi i të dhënave personale të evropianëve është qartësisht i paligjshëm – dhe duhet të ndërpritet menjëherë.

Kompanitë kineze, veçanërisht TikTok në pronësi të ByteDance, janë përballur me rregullatorët në vende të ndryshme. TikTok po planifikon të mbyllë aplikacionin e tij për përdoruesit amerikanë nga e diela, kur një ndalim federal për aplikacionin e mediave sociale do të hyjë në fuqi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni Evropian po heton gjithashtu TikTokun mbi dështimin e tij të dyshuar për të kufizuar ndërhyrjen në zgjedhje, veçanërisht në zgjedhjet presidenciale rumune në nëntor.

Exit mobile version