Aplikacioni TikTok tha të dielën se kishte mobilizuar menjëherë burimet dhe personelin për t’iu kundërvënë urrejtjes dhe dezinformimit të shfaqur pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit.
Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton i dha të enjten TikTok, 24 orë, për të detajuar masat e marra për t’iu kundërvënë përhapjes së dezinformatave në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu hapi një hetim ndaj rrjetit social X.
Pas kësaj letre, TikTok në një deklaratë listoi veprimet që kishte ndërmarrë, megjithëse nuk pranoi të thoshte se si i ishte përgjigjur në mënyrë specifike Bretonit, raporton Reuters.
“TikTok qëndron kundër terrorizmit. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga aktet e tmerrshme të terrorit në Izrael javën e kaluar. Jemi gjithashtu thellësisht të pikëlluar nga kriza humanitare në rritje që po shpaloset në Gaza”, bëri të ditur TikTok.