Tifozja më atraktive e futbollit në Angli ka plane të mëdha nëse “Tre Luanët” fitojnë Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Modelja e OnlyFans dhe influencuesja e TikTok, Alexia Grace, ka premtuar se do të postojë një foto krejtësisht të zhveshur në X (dikur Twitter) nëse djelmoshat e Gareth Southgate e ngrenë trofeun më 14 korrik.
25-vjeçarja, ish-stjuardesa e Jet2, nga Birmingham, do të niset për në Gjermani me një mik javën e ardhshme në një përpjekje për të shfrytëzuar sa më shumë turneun.
Ajo tha për The Sun se dyshja nuk kanë asnjë biletë për ndeshjet që do të zhvillohen.
“Ne thjesht do të qëndrojmë atje dhe për kohëzgjatjen dhe do të shohim. Unë kurrë nuk kam parë një ndeshje të Anglisë drejtpërdrejtë”, tha Alexia.
E pyetur nëse ka ndonjë lojtar që ajo është më e emocionuar për të parë, Alexia tha: “Mezi pres të shoh të gjithë ekipin duke luajtur”.
“Jam më e emocionuar për të parë në të vërtetë Euro. Është më argëtuese, të gjithë mblidhen”.
Megjithatë, ajo shpreson që sulmuesi i Aston Villas, Ollie Watkins të ketë minuta lojë në Euro 2024.
Sulmuesi, 28 vjeç, shënoi 19 gola dhe bëri 13 asistime sezonin e kaluar, me Aston Villa që përfundoi e katërta dhe rrëmbeu vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Unë e dua Ollie Watkins”, e pranoi Alexia.