Home Uncategorized Tifozi humb bastin me Arsenalin për Mustafin

Tifozi humb bastin me Arsenalin për Mustafin

Një tifozit të Arsenalit mund t’i duhet të paguajë një çmim të kushtueshëm pasi që i ka vënë në dyshim transferimet e klubit nga veriu i Londrës përmes një statusi në llogarinë e vet në Twitter.

Tifozi i quajtur Daniel Floyd, postoi statusin: “A e dini çfarë, nëse ne nënshkruajmë me Mustafin, do t’i jap secilit nga ju që më replikoni nga 20 funte,” transmeton Express.
Por, Arsenali ishte i shpejtë t’i përgjigjej atij përmes Twitterit zyrtar të klubit.
Arsenali e postoi një video ku Mustafi thotë: “Hey Daniel, shpresoj që nuk do të pendohesh për statusin tënd në Twitter,” transmeton Express.
Nëse Daniel e mban fjalën, atëherë ai do të duhet t’i derdhë hiç më pak se 471,000 euro.
Exit mobile version