Pak orë pas mbërritjes në Tiranë, duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live.
Një tifoz holandez i Feyenoordit i është afruar edhe e ka puthur në faqe.
Kujtojmë se nesër nga ora 21:00 Roma do të përballet me Feyenoordin në “Air Albania” në finalen e Conference League.