Sonte në Francë zhvillohet ndeshja e Europa Leagues ndërmjet Lyonit dhe Besiktasit.
“Zëri.info” merr vesh se tifozët e klubit turk e kanë përgatitur një transparent kushtuar Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb.
Mësohet se turqit do ta zbulojnë një mesazh ku thuhet: “Bashkë me fitore erdhëm me marrë edhe Ramushin”.
Zbulimin e këtij transparenti mund ta pengojë vetëm ndalimi i futjes së tij në stadium, gjë që është e mundur, shkaku i përmbajtjes politike.