Site icon PrishtinaPress

Tifozët Kuqezi gati për ndeshjen me Çekinë, nuk mungojnë këngët patriotike: Mora fjalë…

Rrugët e Tiranës janë të mbushura me atmosferë të ndezur për sfidën midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Ashtu si në çdo sfidë të Kombëtares, Tifozët Kuqezi janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit, transmeton Panorama Sport.

Ata janë mbledhur në një zonë përballë Piramidës dhe të gjithë së bashku kanë zgjedhur që ta ndezin akoma dhe më shumë atmosferën duke kënduar njëzëri: “Mora fjalë”.

 

Exit mobile version