Site icon PrishtinaPress

Tifozët e Rumanisë brohoriten “Kosova është Serbi” para se të dëboheshin nga stadiumi

Kombëtarja e Kosovës regjistroi mbrëmë barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Një grup tifozësh nga Rumania kishin udhëtuar drejt Prishtinës për këtë ndeshje, por ata u dëbuan nga stadiumi para mbylljes së ndeshjes.

Mediumi rumun “Gsp.ro” ka raportuar se tifozët “ultras” nga grupi “Uniti Sub Tricolor” kanë brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.

Tifozët në fjalë u përplasen fizikisht edhe me personat përgjegjës për siguri në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata gjithashtu kishin futur në stadium edhe mjete piroteknike.

Sipas “Gsp”, këto ishin shkak edhe që tifozët u dëbuan nga stadiumi.

Kujtojmë se Federata e Futbollit e Rumanisë tani rrezikon të përballet me dënime nga UEFA.

Vlen të përmendet edhe se Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Exit mobile version