Tifozët e Interit i dhanë Francesco Acerbit një dhuratë të veçantë për “ta ndihmuar” atë në përballjen që do të ketë me Erling Haalandin.
Interi dhe Manchester City do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, më 10 qershor.
Acerbi duket që të do të jetë ai që do të ngarkohet me detyrën për të ruajtur Haalandin, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me “Qytetarët” këtë sezon.
Duke e pasur parasysh këtë, tifozët e Interit ndaluan 35-vjeçarin që ishte me makinë dhe i dhanë atij një rrjetë peshkimi.
Acerbi e pranoi me kënaqësi si një “shenjë të fatit”.