Sipas burimeve afër tifozëris gjilanase, Intelektualët, këta të fundit mund të mos udhtojn fare për ndeshjen e Superkupës së Kosovës, që zhvillohet ditën e hëne në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Krejt kjo ka ardhur si shkak që klubi i Dritës nuk ka pranuar t’i paguaj autobusët tifozëve të saj të cilët kishin kërkuar afro 30 sosh.
‘Futbollikosovar.com’, mëson se zyrtar të Dritës i kishin ‘premtuar’, Intelektualëve se do i paguanin autobusët për këtë takim por si duket mendimi i tyre tashmë ka ndryshuar.