Mediat në Shqipëri të mërkurën raportuar se Princi Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë bërë kallëzim penal ndaj njëri tjetrit për dhunë në familje.
Siç u raportua Princi Leka pretendoi se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Eliza Zaharia dhe babai i saj.
Zaharia ndërkaq, po ashtu ka bërë kalëlzim kundër Princit për dhunë në familje.
Tashmë, një medium “Albanian Times” ka publikuar edhe pamje nga kjo përleshje, ku duket që situata ka qenë mjaft e nxehur.
“Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajt me buk, ti ke prekur me dorë babain tim, ti ke gjuajtur babain tim 70 vjeç, ti ke gjuajtur babain tim, të prekësh me dorë, të rrafësh me dorë babain tim.
Do të çoj në gjyq, mos më bëj viktimën, diplomat i ke falsifikuar, i ke thënë shtetit shqiptar që ke bërë shkollë, je pa shkollë, ke vetëm katër klasë shkollë.” – dëgjohet Zaharia duke thënë.